Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, sot realizoi një takim lamtumirës me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Angela Ageler.
Në takim, ministri Toshkovski shprehu mirënjohje për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme të proceseve reformuese, me theks të veçantë në ngritjen e sistemit të sigurisë dhe forcimin e kapaciteteve institucionale. Ai theksoi rolin e rëndësishëm të ambasadores Ageler në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, veçanërisht në fushën e sigurisë së brendshme, sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ministri i shprehu mirënjohje edhe Ambasadës së SHBA-së për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Maqedonisë, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një partner strategjik dhe një aleat i rëndësishëm në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe orientimit euroatlantik të vendit. Në këtë kontekst, u theksua edhe bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve amerikane përmes projekteve të përbashkëta, trajnimeve dhe shkëmbimit të ekspertizës.