Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria vozitës në Kavadar dhe Manastir, drejtuan automjete nën ndikimin e alkoolit, vozitësi në Kavadar shkaktoi edhe aksident rrugor

Privohen nga liria vozitës në Kavadar dhe Manastir, drejtuan automjete nën ndikimin e alkoolit, vozitësi në Kavadar shkaktoi edhe aksident rrugor
Më 17.12.2025, në orën 20:05, në kryqëzimin e rr. "Fronti Popullor" dhe rr. "Kole Podleshki" në Kavadar, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria A.M. (35) nga Kavadari. Më parë, ai me një automjet pasagjerësh "Ford" me targa të Velesit u përplas në një automjet të parkuar pasagjerësh "Suzuki" me targa të Kavadarit, të parkuar nga T.A. (55) nga Kavadari. Gjatë marrjes së masave në lidhje me aksidentin, u konstatua se A.M. e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 3.21 promilë alkool në gjak.
Më 17.12.2025, në orën 12:21, në rr. "Sllavko Llumbarko" në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria G.N. (43) nga Manastiri. Gjatë kontrollit në qarkullimin rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Mercedes" me targa të Manastirit, të cilin e drejtonte dhe pas ndërmarrjes së masave u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.59 promilë alkool në gjak, pas çka menjëherë u mënjanua nga komunikacioni dhe u ndalua në stacion policor.

Accessibility Menu