Më 19.12.2025, në orën 03:30, në rrugën Tetovë - Gostivar, pranë pikë pagesës rrugore të Gostivarit, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria A.R. (62) nga Tetova. Gjatë një kontrolli rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh ,,Opel'' me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, dhe pas marrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.90 promilë alkool në gjak, pas çka menjëherë u mënjanua nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor.
Më 18.12.2025, në orën 19:04, në rr. Korçullanska në Resnjë, nëpunës policorë të NJPB Resnjë e privuan nga liria B.M. (34) nga f. Velestovë, rajoni i Ohrit. Gjatë një kontrolli rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh ,,Opel'' me targa të Ohrit, të cilin e drejtonte, dhe pas marrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.76 promilë alkool në gjak, pas çka menjëherë u mënjanua nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, kundër tyre do të ngrihen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".