Më 20.12.2025, në orën 02:10, në rrugën "Bllagoj Gjorev" në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria M.N. (49) nga Velesi. Gjatë kontrollit rrugor, u ndalua një automjet pasagjerësh "Reno" me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte M.N. dhe pas ndërmarrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.62 promilë alkool në gjak. Ai u dërgua në stacionin policor, ku sulmoi fizikisht një nëpunës policor. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjeve, kundër tij do të ngrihen kallëzime penale sipas neneve 297-a dhe 383 të Kodit Penal për "drejtim të pakujdesshëm të mjetit motorik" dhe "sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve në fushën e sigurisë".