Gjatë natës së 17 dhe 18.12.2025, nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nëpunës policorë nga Departamenti për Krim të Organizuar dhe të Rëndë realizuan një aksion të koordinuar në disa lokacione në Shkup dhe zonën përreth, si dhe në Kumanovë, Negotinë, Veles, Pehçevë, Probishtip dhe Koçan. Në kuadër të aksionit u privuan nga liria 11 persona.
Dje (18.12.2025), Departamenti për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë MPB-së në PTHP për NKOK ngriti kallëzime penale kundër 33 personave fizikë, përkatësisht: B.D. (39), F.A. (40) dhe K.P. (36) të gjithë nga Shkupi për kryerje të veprave penale "shoqërim kriminal" (neni 394, paragrafi 1), "keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, dhënie e kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publik-privat" (neni 275-c) në lidhje me "ndihmë" (neni 24) dhe "pastrimi i parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale" (neni 273) të Kodit Penal, V.S. (51) nga Shkupi, për "shoqërim kriminal" (neni 394, paragrafi 1), "keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, dhënie e kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publik-privat" (neni 275-c) dhe "pastrimi i parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale" (neni 273) në lidhje me "nxitje" (neni 23) të Kodit Penal, V.K. (53) nga Probishtipi, për "shoqërim kriminal" (neni 394, paragrafi 1), "keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, dhënie e kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publik-privat" (neni 275-c) dhe "pastrimi i parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale" (neni 273) i Kodit Penal, B.Z. (47) nga Kumanova, për "shoqërim kriminal" (neni 394, paragrafi 1), "keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, dhënie e kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publik-privat" (neni 275-c, paragrafi 3, përfshirë nenin 23, përfshirë nenin 1, përfshirë nenin 45) dhe "pastrimi i parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale" (neni 273) i Kodit Penal, D.M. (62) nga Kumanova, për "shoqërim kriminal" (neni 394, paragrafi 1) dhe "keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, dhënie e kontratës së prokurimit publik ose partneriteti publik-privat" (neni 275-c, paragrafi 3, paragrafi 1, neni 45) i Kodit Penal, A.M. (58), D.K. (30), B.N. (44), M.C. (40), B.Ç. (53), P.S. (30), L.P. (28), J.P. (40) dhe D.Z. (45) të gjithë nga Shkupi, për "shoqërim kriminal" (neni 394, paragrafi 2) dhe "keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar" (neni 353, paragrafi 4, paragrafi 1, neni 45) i Kodit Penal, S.G. (47) nga Shkupi, për "shoqërim kriminal" (neni 394, paragrafi 2) dhe "keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar" (neni 353, paragrafi 4, paragrafi 1) i Kodit Penal, F.Z. (46) dhe I.S. (46) nga Kumanova, Z.B. (39), A.B. (37), A.M. (40), A.M. (53), T.S. (45), Z.V. (58), B.K. (27) dhe P.J. (28) të gjithë nga Shkupi, V.S. (58) nga Negotina, B.K. (55) nga Koçani, G.K. (63) nga Velesi, V.K. (32) dhe S.M. (40) nga Shtipi dhe V.T. (47) nga Pehçeva për “pastrimi i parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale” (neni 273, paragrafi 1) në lidhje me “bashkëkryerje” (neni 22) të Kodit Penal dhe kundër dy personave juridikë nga Shkupi dhe Kumanova për “keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, dhënie e kontratës për prokurim publik ose partneritet publik-privat” (neni 275-c) të Kodit Penal.
Të denoncuarit B.D., F.A., K.P., V.S., D.M., V.K. dhe B.Z., gjatë vitit 2023, krijuan një grup i cili kishte për qëllim kryerjen e veprave penale "keqpërdorimi i procedurës së thirrjes publike, dhënies së kontratës për prokurim publik ose partneritet publik-privat", "keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar" dhe "pastrimi i parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra e ndëshkueshme". Këtij grupi iu kyçën M.C., B.Ç., L.P., P.S., J.P., A.M., B.N., Xh.K., S.G., D.Z., F.Z., Z.B., Z.V., I.S., A.M., V.S., B.K., Gj.K., A.B., A.M., V.T., V.K., S.M., P.J., T.S. dhe B.K., të cilët gjatë viteve 2023 dhe 2024, me qëllim që të përfitojnë për vete dhe të tjerët dobi pasurore, me vetëdije i shkelën rregulloret e procedurës së thirrjes publike, dhënies së kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publik-privat.
Gjatë vitit 2023, me qëllim që të manipulohej procedura, pas një specifikimi teknik të dakorduar dhe të përgatitur paraprakisht për prokurimin e "Kabineteve SKAD Kabinet Monitorimi me Kontrollues GSM për Stacion Ngrohjeje" për nevojat e EMV-së Shpërndarja e e energjisë termike SHPKNNJP Shkup, disa nga pjesëtarët e shoqërimit kriminal, në cilësinë e personave zyrtarë nuk e kryen detyrën e tyre zyrtare. Të njëjtit dakorduan që në Shpalljen e furnizimit publik të paraqiten personat juridikë nga Shkupi dhe Kumanova, me ç'rast personi juridik nga Kumanova ishte paraqitur si operator ekonomik me ofertë me dokumentacion të paplotë dhe çmim oferte më të lartë se personi juridik nga Shkupi, i cili dha ofertë në një shumë pothuajse identike me vlerën e vlerësuar të prokurimit publik, edhe pse e njëjta nuk ishte publikuar në shpalljen e prokurimit publik. Me këtë veprim mundësuan që personi juridik nga Shkupi të fitojë kontratën për furnizimin publik të kabineteve SKAD dhe të përfitojë dobi të kundërligjshme pasurore në vlerë të përgjithshme prej 400,400,000 denarësh pa TVSH, ose 472,470,407 denarësh me TVSH (7,682,445 euro) në dëm të Buxhetit të Shpërndarësit EMV.
Pas kryerjes së veprave penale të përmendura predikative (të ndërlidhura) të denoncuarit V.S., V.K., K.P., F.A., B.D., F.Z., B.Z., Z.B., Z.V., I.S., B.K., Gj.K., A.B., A.M., V.T., V.K., S.M., P.J., T.S. dhe B.K., në periudhën nga viti 2023 deri në vitin 2025, me qëllim që për vete ose për një tjetër të përfitojnë dobi të kundërligjshme pasurore dhe me qëllim që të fshehin prejardhjen, lëvizjen dhe pronësinë e mjeteve financiare të cilat ishin përfituar me veprat e përmendura penale, lëshuan në qarkullim, pranuan dhe transferuan mjete financiare në një shumë të përgjithshme prej 125.556.930,00 denarë (2.041.576 euro) dhe me veprimet e ndërmarra në këtë mënyrë e kryen esencën e veprës penale "pastrimi i parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra e ndëshkueshme ".