Më 17.12.2025, në orën 00:41, nëpunës policorë nga NJPB Prilep në rr. "Vëllazërit Lameski" në Prilep e privuan nga liria R.G. (49) nga Prilepi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "xhip" me targa të Prilepit, i drejtuar nga R.G.,me ç'rast u konstatua se po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.91 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".