Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Tre persona janë privuar nga liria për shkak të tentimit të marrjes së kredisë bankare me dokumentacion të falsifikuar

Tre persona janë privuar nga liria për shkak të tentimit të marrjes së kredisë bankare me dokumentacion të falsifikuar
Më 29.07.2026, nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shkup, Njësiti për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik, janë privuar nga liria I.T. (45), S.T. (21) dhe P.P. (29), të gjithë nga Shkupi, për shkak të kryerjes së veprës penale “falsifikim i dokumentit”, sipas nenit 378, dhe veprës penale “keqpërdorim i të dhënave personale”, sipas nenit 149.
Ata, duke përdorur letërnjoftim të falsifikuar me të dhënat e një personi tjetër, si dhe dokumentacion të falsifikuar për kredi, I.T., i ndihmuar nga dy personat e tjerë, ka tentuar në njërën prej bankave në Shkup të kërkojë dhe të marrë kredi në vlerë prej 900.000,00 denarësh.
Në çastin e përpunimit të dokumentacionit të falsifikuar në bankë, personat janë privuar nga liria dhe, në koordinim me prokurorin publik kujdestar, janë dërguar para gjykatësit të procedurës paraprake

Accessibility Menu