Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një dhunues nga rrethina e Shkupit, vijon kallëzimi penal

Privohet nga liria një dhunues nga rrethina e Shkupit, vijon kallëzimi penal
 
Më 01.08.2026, në orën 12:30, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria V.H. (21) nga fsh. Idrizovë, rrethina e Shkupit, pas denoncimit paraprak të I.B. (44), se më 31.07.2026, në orën 23:50, në fsh. Idrizovë, V.H. i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor djalit 15-vjeçar të denoncuesit, lidhur me prishjen e mëparshme të rendit dhe të qetësisë publike.
 
Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësiti për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup do të ngrejë kallëzim penal për kryerje të veprës penale „lëndim i rëndë trupor“, sipas nenit 131 të Kodit Penal.

Accessibility Menu