Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një shofer pasi ngiste me 220 km/h në autostradë

Privohet nga liria një shofer pasi ngiste me 220 km/h në autostradë
 
Sot (03.08.2026), në orën 08:41, në autostradën A1, në parkingun Miletkovë, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria shtetasin e Kosovës, Sh.Z. (36).
 
Gjatë kontrollit rrugor, është konstatuar se ai drejtonte një automjet udhëtarësh „Mercedes“ me targa të Kosovës me shpejtësi prej 220 kilometrash në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 120 kilometra në orë.
 
Ndaj personit do të paraqitet kallëzim penal për kryerje të veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Accessibility Menu