Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Nëpunësit policorë gjatë muajit korrik konstatuan 20.976 kundërvajtje rrugore, janë privuar nga liria 496 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit

Nëpunësit policorë gjatë muajit korrik konstatuan 20.976 kundërvajtje rrugore, janë privuar nga liria 496 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit
Në periudhën nga data 01.07.2026 deri me datë 31.07.2026, si rezultat i kontrolleve të rregullta rrugore të realizuara nga nëpunësit policorë të të gjithë sektorëve për punë të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 20.976 urdhërpagesa të lëshuara, 4.241 kundërvajtje kanë të bëjnë me shoferë të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes.
Janë privuar nga liria 496 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej të cilëve 81 për vozitje të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 373 për vozitje pa patentë shoferi, 25 për shkak të shqiptimit të mëparshëm të ndalimit për drejtimin e automjetit, tre për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara në vendbanim, 13 për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara jashtë vendbanimit, ndërsa një person për vozitje në drejtim të ndaluar.
Në periudhën e njëjtë janë konfiskuar 332 automjete sipas nenit 300-b të Kodit Penal.
Më tej, sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, gjatë muajit korrik janë evidentuar 4.694 kundërvajtje për parkim të parregullt, si dhe 430 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
Nga ana tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor, janë sanksionuar 2.073 drejtues motoçikletash për mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse. Gjithashtu, janë sanksionuar 1.829 pjesëmarrës në komunikacion të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurisë. Në përputhje me Ligjin për Automjetet, 299 automjete janë përjashtuar nga qarkullimi për shkak se ishin të paregjistruara, ndërsa 125 për shkak të parregullsive teknike. Janë sanksionuar edhe 44 drejtues automjetesh për mosplotësimin e kushteve të përshkruara lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve (folive).
Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t'i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Accessibility Menu