Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 18 shoferë për shkak të “drejtimit të pakujdesshëm të automjetit”. Prej tyre, 17 kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi (pesë në Shkup, tre në Prilep dhe nga një person në Manastir, Koçan, Dellçevë, Kërçovë, Vallandovë, Gjevgjeli, Veles, Negotinë dhe në Tetovë dhe rrethinë).
Ndërkaq, nën ndikimin e alkoolit ka drejtuar një shofer në fshatin Dulicë, Komuna e Makedonska Kamenicës, i cili ka shkaktuar edhe një aksident trafiku me dëme materiale. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.