Gjatë datave 03/04.04.2026, në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 04:00, Njësia Mobile për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit për Çështje të Trafikut, në territorin e komunave Ilinden, Butel dhe Kisella Vodë, realizoi një aksion intensiv kontrolli në qarkullimin rrugor.
Gjatë kontrollit, janë sanksionuar tre shoferë automjetesh të cilët kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit, ndërsa gjashtë shoferë të tjerë janë sanksionuar për kundërvajtje të tjera në komunikacion.|
Shtatë persona janë privuar nga liria dhe janë konfiskuar tre automjete për shkak të kryerjes së veprave penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, përkatësisht pesë persona, prej të cilëve një i mitur, për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, një person për drejtim të automjetit me patentë shoferi të skaduar dhe një person për drejtim të automjetit nën masën aktive të ndalimit për drejtim.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë kryerësve do të parashtrohen kallëzime përkatëse për kundërvajtje dhe vepra penale.
Aksionet e kontrollit do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme me qëllim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.