Sot (31.01), nëpunës policorë i privuan nga liria S.A.O. (35) dhe K.H. (32), të dy shtetas të Republikës së Turqisë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale kontrabandim i emigrantëve.
Rreth orës 02:30, në autostradën Gjevgjeli–Shkup, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë ndaluan një automjet udhëtarësh “Shkoda Oktavia” karavan me targa të Shkupit, në pronësi të një kompanie rent-a-kar, i drejtuar nga S.A.O., në të cilin si bashkudhëtar ndodhej K.H.
Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën katër emigrantë ilegalë nga Egjipti, të moshës nga 15 deri në 35 vjeç.
Me urdhër të prokurorit publik, dy personat janë ndaluar në Stacionin Policor të Gjevgjelisë, ndërsa emigrantët janë vendosur në Qendrën e Pranimit dhe Transitit “Vinojug”.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj personave do të përgatitet parashtresë përkatëse.