Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria dy kontrabandistë, pengohen dy tentime për kontrabandim të emigrantëve, vijojnë kallëzime përkatëse

Privohen nga liria dy kontrabandistë, pengohen dy tentime për kontrabandim të emigrantëve, vijojnë kallëzime përkatëse
Më 21.07.2026, në orën 12:25, në rr. „Aradhet Partizane“ në Gjevgjeli, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë e kanë privuar nga liria S.S. (35) nga Strumica, nën dyshimin për kryerje të veprave penale „kontrabandim i emigrantëve“ dhe „falsifikim i dokumentit“. Me fjalë të tjera, i kallëzuari është kapur duke drejtuar një automjet udhëtarësh „Audi A5“ me targa regjistrimi të Kavadarit, të cilat i përkisnin një automjeti tjetër. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur pesë emigrantë nga Afganistani dhe targa të R. së Shqipërisë, leje qarkullimi, karton i gjelbër dhe kontratë për marrjen me qira të automjetit nga një kompani rent-a-car. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa i kallëzuari është ndaluar në stacion policor.
Më 21.07.2026, në orën 17:50, në rrugën ekspres Gradsko–Prilep, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë dhe të SPB Veles i kanë dhënë shenjë për ndalim një automjeti „Mercedes“ me targa të Shkupit, në të cilin po transportoheshin emigrantë. Megjithatë, shoferi nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen. Pranë nyjës rrugore Krushevicë ai ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përplasur në bankinën e rrugës, pas çka shoferi dhe emigrantët janë larguar nga vendi i ngjarjes duke e braktisur automjetin. Për një kohë të shkurtër, pranë vendit të aksidentit janë gjetur dy emigrantë nga Pakistani, të cilët kishin pësuar lëndime trupore. Ata janë transportuar në spitalin e Kavadarit, ku kanë pranuar ndihmë mjekësore, e më pas janë dërguar në Qendrën e Pritjes për të Huaj në Gazi Babë. Pas masave të ndërmarra, më 22.07.2026, në orën 01:00, në rrugën ekspres Prilep–Gradsko, pranë nyjës Krushevicë, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë kanë ushtruar kontroll në një automjet „Folksvagen Golf“ me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.M. (30) nga Shkupi, ndërsa bashkudhëtar ishte I.N. (34) nga Shkupi, me vendbanim në fsh. Krushopek, rrethina e Shkupit.
Për shkak të dyshimit të bazuar se ishte kryerës i veprës penale, I.N. është privuar nga liria. Ai u dërgua në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër ty dyve do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Accessibility Menu