Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Fushatë e MPB-së dhe KRSKRR-së për drejtim të sigurt të mjeteve të lehta elektrike

Fushatë e MPB-së dhe KRSKRR-së për drejtim të sigurt të mjeteve të lehta elektrike
Ministria e Punëve të Brendshme i rikujton qytetarët se ka hyrë në fuqi Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, i publikuar në Gazetën Zyrtare më 06.07.2026. Me këtë ligj, ndër të tjera, janë bërë ndryshime dhe plotësime të rregullave të cilat e rregullojnë qarkullimin e trotinetëve elektrikë, përkatësisht:
 
– Është bërë ndryshimi i përkufizimit të këtij lloji mjetesh ku thuhet: „Mjeti i lehtë elektrik” është mjeti me së paku dy rrota, i cili lëviz me energji elektrike me ndihmën e elektromotorit, me ç’rast fuqia e elektromotorit nuk kalon më shumë se 0,6 kW, shpejtësia maksimale e lejuar konstruktive e të cilit nuk është më e madhe se 25 km/orë dhe masa e të cilit pa ngarkesë nuk tejkalon 35 kg;
– Mosha minimale për drejtimin e mjetit të lehtë elektrik është rritur në 18 vjet;
– Shpejtësia maksimale e lejuar e lëvizjes së mjetit të lehtë elektrik nëpër shtegun e biçikletave, përkatësisht korsi është e kufizuar në 20 km/orë, ndërsa në shtegun e biçiklistëve dhe këmbësorëve, në trotuar, në kalimin për këmbësorë përkatësisht në sipërfaqe të tjera të dedikuara për lëvizjen e këmbësorëve, kufizimi mbetet 6 km/orë;
– Drejtuesi i biçikletës, biçikletës me motor ndihmës, mopedit dhe mjetit të lehtë elektrik, gjatë kalimit të rrugës, si dhe gjatë kalimit në kalim të shënuar për këmbësorë, është i detyruar ta shtyjë mjetin, nëse nuk ka korsi ose shteg të shënuar për atë lloj mjetesh;
– Drejtuesi i mjetit të lehtë elektrik nuk guxon të transportojë persona të tjerë, respektivisht nuk guxohet të transportohen persona tjetërë gjatë drejtimit të automjetit. Përveç gjobës për drejtuesin, parashihet gjobë edhe për personin që transportohet me mjetin;
– Vendoset detyrimi që drejtuesi i mjetit të lehtë elektrik të mbajë detyrimisht helmetë mbrojtëse gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa detyrimi që të mbajë jelek reflektues nga muzgu i parë deri në agim, si dhe në kushte të dukshmërisë së kufizuar, mbetet në fuqi;
– Drejtuesi i mjetit të lehtë elektrik nuk guxon të drejtojë mjetin në qarkullim rrugor dhe as të fillojë drejtimin e mjetit nëse ka konsumuar alkool ose shfaq shenja të çrregulimit nga alkooli, për çka parashihen gjoba varësisht nga niveli i alkoolit të konstatuar në gjakun e drejtuesit;
– Përveç gjobave të përcaktuara për drejtuesit e mjeteve të lehta elektrike, përkatësisht për prindin ose kujdestarin e fëmijës që ka kryer kundërvajtje, për shkelje të caktuara parashihet edhe sekuestrimi i përkohshëm i mjetit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Ministria e Punëve të Brendshme edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me aktivitete të intensifikuara parandaluese dhe represive, si dhe me kontrolle të vazhdueshme në terren, me qëllim të garantimit të një niveli më të lartë të sigurisë në komunikacion.
Ministria e Punëve të Brendshme rikujton se çdo pjesëmarrës në komunikacion mban përgjegjësi personale për sigurinë e tij dhe të të tjerëve. Respektimi i ligjeve nuk është vetëm detyrim ligjor, por edhe akt përgjegjësie, kulture dhe kujdesi për jetën e njeriut.
Siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët. T'i respektojmë rregullat, të drejtojmë mjetet me përgjegjësi dhe të kontribuojmë për rrugë më të sigurta për të gjithë.
 
U bëjmë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të lehta elektrike, si një nga kategoritë më të rrezikuara të pjesëmarrësve në komunikacion, që t'i respektojnë denjësisht rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, me qëllim të uljes së rreziqeve në trafik dhe rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion

Accessibility Menu