Sot (27.07.2025) në ora 01:48 në Koçan, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria T.S. (36) nga Koçani. Gjatë një kontrolli në trafikun rrugor, policia e ndaloi automjetin që ai e drejtonte dhe pas masave të ndërmarra u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht me 2,63 promilë alkool në gjak.
Po ashtu, sot (27.07.2025) në ora 02:40 në rrugën “Aleksandar Makedonski” në Makedonska Kamenicë, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria Z.M. (35) nga fshati Moshticë, komuna e Makedonska Kamenicës. Gjatë një kontrolli në trafikun rrugor, policia ndaloi automjetin “Cherokee” me targa italiane që ai e drejtonte dhe pas masave të ndërmarra u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht me 2,00 promilë alkool në gjak.
Më 26.07.2025, në ora 13:25 në rrugën “Goce Dellçev” në Shtip, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria N.I. (39) nga Shtipi. Gjatë një kontrolli në trafikun rrugor, policia ndaloi një automjet transportues “Fiat” me targa të Shtipit, i cili drejtohej nga ai, dhe pas masave të ndërmarra u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht kishte 2,36 promilë alkool në gjak.
Më 26.07.2025, në ora 21:49 në rrugën “Goce Dellçev” në Shtip, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria I.D. (55) nga Shtipi. Gjatë një kontrolli në trafikun rrugor, policia ndaloi një automjet udhëtarësh “Peugeot” me targa të Shtipit, i cili drejtohej nga ai, dhe pas masave të ndërmarra u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht kishte 1,56 promilë alkool në gjak.
Ata janë përjashtuar nga trafiku dhe janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngritet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.