Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri i Punëve të Brendshme Toshkovski nga Ohri: Përmes takimeve dhe shoqërimeve të qytetarëve me policinë krijojmë një lidhje të fortë të besimit të ndërsjellë

Ministri i Punëve të Brendshme Toshkovski nga Ohri: Përmes takimeve dhe shoqërimeve të qytetarëve me policinë krijojmë një lidhje të fortë të besimit të ndërsjellë

 

Sot (26.07.2025) në Ohër, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së, Aleksandar Janev, në kuadër të fushatës nacionale të titulluar “Afër jush, për ju”, morën pjesë dhe u takuan me qytetarët e Ohrit, si dhe me të gjithë qytetarët dhe turistët në portin dhe sheshin qendror të qytetit “Shën Kliment i Ohrit”.

Të pranishmit gjatë manifestimit, ndër të tjera, patën mundësi të njihen dhe shoqërohen me nëpunësit policorë, si dhe me pajisjet e ekspozuara, automjetet dhe mjetet tjera materiale-teknike që i përdorin nëpunësit policorë gjatë kryerjes së detyrave të tyre të përditshme.

Sipas skenarit të planifikuar, u realizua një aktivitet stërvitor në të cilin morën pjesë nëpunës policorë nga SPB Ohër, policia kufitare nga Qendra rajonale "Perëndimi", Njësia për renditje të shpejtë, Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSh), Kapiteneria e porteve, Kryqi i Kuq dhe Njësia territoriale e zjarrfikësve nga Ohri.

„Përmes këtij karvani, takimeve dhe shoqërimeve me qytetarët, krijojmë kushte për komunikim dhe interaksion më të afërt me qytetarët. Qytetarët patën mundësi të njihen me kapacitetet tona, pajisjet dhe të njohin nëpunësin policor të ndershëm dhe të përkushtuar, i cili gjithmonë është në shërbim të qytetarëve. Përmes aktiviteteve të përbashkëta prezantuam një pjesë të angazhimeve që i ndërmarrim për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Me bashkëpunim të përbashkët mund të arrijmë përparim më të madh në më shumë segmente, si dhe të parandalojmë shumë dukuri të padëshiruara në interes të të gjithëve“, theksoi ndër të tjera ministri i Punëve të Brendshme, Toshkovski.

 

Ndryshe, aktivitete të tilla me qytetarët përmes Karvanit „Afër jush, për ju“, gjatë periudhës së kaluar tashmë janë mbajtur në disa qytete dhe me institucione të ndryshme nga vendi. Karvani ka karakter parandalues dhe paraqet një nga format për afrim të policisë me qytetarët në kuadër të konceptit „Community policing – Puna në bashkësi“, me qëllim të ngritjes së vetëdijes publike për siguri më të madhe në komunitet, si dhe realizimit të aktiviteteve edukative dhe interaktive me qytetarët, të lidhura me parandalimin dhe luftimin e formave të ndryshme të krimit.

 
 
 
 
 
 

 

Accessibility Menu