Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Fundjavën e kaluar 1148 kundërvajtje trafiku në territorin e mbarë vendit, 458 për vozitje të shpejtë

Fundjavën e kaluar 1148 kundërvajtje trafiku në territorin e mbarë vendit, 458 për vozitje të shpejtë
Gjatë fundjavës së kaluar (26/27.07.2025) si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut që i realizojnë nëpunësit policorë nga të gjithë sektor[t e punëve të brendshme në rrugët e gjithë vendit, nga gjithsej 1148 urdhërpagesa të lëshuara, 128 kundërvajtje kanë të bëjnë me vozitësit që morën pjesë në trafik pa patentë shoferi, ndërsa tek 115 vozitës gjatë kryerjes së alkotestit u vërtetua sasi e palejuar e alkooli dhe ata u mënjanuan nga trafiku, ndërsa 46 vozitës motoçikletash janë sanksionuar për mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse.

Përndryshe, sipas dispozitave të Ligjit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, madje 458 kundërvajtje gjatë fundjavës kanë të bëjnë me mosrespektimin e shpejtësisë së përshkruar të lëvizjes, 175 për parkim të palejuar, ndërsa për kundërvajtje u ndëshkuan 28 persona të tjerë për mosmbajtje të rripit të sigurimit, 17 për përdorimin të telefonit celular gjatë vozitjes, tre vozitës kaluan në sinjalin e kuq, ndërsa sanksione kundërvajtëse kanë marrë edhe dy këmbësorë dhe tre vozitës trotinetësh elektrikë.

Gjithashtu, sipas Ligjit për Automjetet, 31 automjete u mënjanuan për shkak se kanë qenë të paregjistruara, ndërsa tre automjete janë mënjanuar për shkak të parregullësisë teknike.

Kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta.

Accessibility Menu