Më 28.07.2025 në orën 15.00 në Koçan, nëpunësit policorë nga SPB Shtip - Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistikë Koçan e privuan nga liria K.I. (36) nga Koçani. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar një pistoletë "Cërvena Zastava" kalibri 7.65 mm, marihuanë dhe thërrmuese me mbetje marihuane.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.