SPB Shtip ngriti kallëzim penal në PTHP Shtip kundër një personi juridik D.K. (30) nga Shkupi dhe kundër personit juridik nga Shkupi për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për veprën e kryer penale sipas nenit 95-v paragrafi 2 i Ligjit për Kontrollin e Drogave Narkotike dhe Substancave Psikotrope. I denoncuari i parë, si person përgjegjës në personin juridik të denoncuar, pas pranimit të aktvendimit të datës 27.05.2024 nga Ministria e Shëndetësisë për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e nenit 26-b të Ligjit për Kontrollin e Drogave Narkotike dhe Substancave Psikotrope, përkatësisht nuk i është përmbajtur elaboratit për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore, gjë që është konstatuar gjatë kontrollit të kryer nga nëpunësit policorë të MPB-së në bashkëveprim me Komisionin për vlerësimin e përmbushjes së kushteve në lidhje me hapësirën, pajisjet dhe kuadrin për kultivimin e kanabisit mjekësor, ndërkaq në atë rast janë sekuestruar 1.260 gramë marihuanë, si dhe një kërcell i thyer i tharë dhe një numër më i madh degësh të thara dhe të thyera të bimës së kanabisit.