Nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të trafikut në rrugët e mbarë vendit, gjatë tre ditëve të fundit të javës së fundit të muajit (28/29/dhe 30.07.2025), regjistruan gjithsej 1937 urdhërpagesa bazuar në shkelje të ndryshme të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor dhe në një masë më të vogël në bazë të Ligjit për Automjetet.
Kështu, bazuar në dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, pra për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme, u vendosën 447 sanksione, 519 për parkim të paregullt, ndërsa 186 pjesëmarrës në komunikacion u mënjanuan nga trafiku për shkak të mospasjes së patentës së shoferit.
Gjithashtu, 115 pjesëmarrësve në komunikacion iu shqiptuan kundërvajtje për mosmbajtje të rripit të sigurimit, 117 persona u gjobitën për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit dhe 99 persona të tjerë për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse. Përveç kësaj, u regjistruan 19 raste të kalimit në sinjalin e kuq, u lëshuan 21 urdhërpagesa për kundërvajtje për këmbësorët, ndërsa 19 shoferë u mënjanuan nga trafiku për drejtimin e automjetit me sasi të tepruar të alkoolit.
Në përputhje me Ligjin për Automjetet, në tre ditët e treguara të kësaj jave, u lëshuan 8 kundërvajtje në bazë të automjeteve me parregullësi teknike dhe 53 në bazë të automjeteve të paregjistruara.
Kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta.