Më 31.07.2025 rreth orës 17.30, nëpunësit policorë të SPB Shkup - Departamenti Policor Mirkovc i hoqën lirinë V.R. (33) nga f. Tanushevc, rrethi i Shkupit. Gjatë kryerjes së veprimtarisë së motopatrullimit, në f. Kuçevishtë, rrethi i Shkupit, nëpunësit policorë ndaluan mjetin transportues "Citroen" me targa regjistrimi të Shkupit, të drejtuar nga V.R. dhe gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se në të po transportonte mallra për të cilat nuk posedonte kurfarrë dokumentacioni. U njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.