Sonte (31.07.2025) ministri, Pançe Toshkovski, së bashku me drejtorin e Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, vizituan nëpunësit policorë të Njësitit Mobil për Sigurinë e Komunikacionit dhe të Departamentit të Mjeteve Motorike, në vendbanimin Ilinden, të cilët po zbatojnë kontrollet në kuadër të aksionit operativ "Komunikacioni i Sigurt".
Theksi i kontrolleve të përforcuara u vendos në drejtimin e duhur të motoçikletave dhe të trotinetëve elektrikë, si dhe në mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse.
"U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, veçanërisht atyre që drejtojnë motoçikleta dhe trotinetë elektrikë, që denjëisht të respektojnë rregullat e komunikacionit, të mos ngasin më shpejt nga ajo që është e lejuar, të mbajnë helmeta mbrojtëse dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në komunikacion", tha ministri Toshkovski.
Kontrollet e përforcuara të komunikacionit do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme me qëllim të rritjes së sigurisë së rrugëve dhe rrugicave.