Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria katër persona pas ndeshjes së futbollit në Shkup, vijojnë kallëzimet

Privohen nga liria katër persona pas ndeshjes së futbollit në Shkup, vijojnë kallëzimet
 
Sot (01.11.2026), nëpunës policorë të SPB Shkup, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve të KF Shkëndija Haraçinë dhe KF Tikvesh, e cila u zhvillua në stadiumin e KF Shkupit në Çair, i privuan nga liria M.A. (33), F.R. (21), M.Xh. (31) dhe D.J. (36), të gjithë nga Shkupi, për shkak të thirrjes dhe pjesëmarrjes në rrahje, në përputhje me nenin 3 të Ligjit për parandalimin e dhunës dhe sjelljeve të pahijshme në ndeshjet sportive. Personat janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre janë hartuar procesverbale për kundërvajtjen e konstatuar.
Gjatë arrestimit, te M.A. është gjetur marihuanë, ndërsa ai është privuar nga liria në bazë të nenit 215 të Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqiten kallëzime përkatëse.

Accessibility Menu