Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria 13 persona, sekuestrohen marihuanë, substanca pluhurore dhe tableta

Privohen nga liria 13 persona, sekuestrohen marihuanë, substanca pluhurore dhe tableta
 
Më 30 dhe 31.10.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë dhe Shtip, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 13 persona të moshës 18 - 46- vjeçare, tek të cilët janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, substancë pluhurore dhe kokërrzore e bardhë, tableta, si dhe sende me përmbajtje pluhurore.

Në Shkup, zyrtarë policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria A.T. (37), M.A. (32), L.A. (18), E.Gj. (23), O.J. (22), O.K. (26), të gjithë nga Shkupi, M.H. (19) nga vendbanimi Ilinden, rrethina e Shkupit, I.S. (35) nga fshati Novo Sellë, rrethina e Gostivarit dhe G.K. (46) nga Koçani, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, substancë pluhurore e bardhë dhe substancë kokërrzore e bardhë.

Më 30.10.2026, në orën 16:00, në SPB Prilep është denoncuar se zyrtarë policorë të policisë së burgut pranë Institucionit Ndëshkues-Përmirësues Burgu – Prilep, gjatë kontrollit të të dënuarit I.R. (32) nga Prilepi, kanë gjetur substancë pluhurore, disa tableta me ngjyra të ndryshme, si dhe sende me përmbajtje pluhurore.

Po të njëjtën ditë, në orën 21:00, në fshatin Bogovinë, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Kamjanë e kanë privuar nga liria H.O. (44) nga fshati Pirok, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai është ndaluar në stacion policor.

Më 31.10.2026, në orën 01:00, në Demir Kapi, zyrtarë policorë të Zyrës Policore Demir Kapi kanë privuar nga liria S.R. (29) nga fshati Koreshnicë, rrethina e Demir Kapisë, tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë dhe një tabletë. Për rastin është njoftuar prokurori publik.

Më 30.10.2026, në orën 19:05, në Shtip, zyrtarë policorë të SPB Shtip e kanë privuar nga liria F.I. (26) nga Shkupi. Gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, policët kanë vërejtur se ai po konsumonte marihuanë, pas së cilës ai e ka hedhur cigaren e mbetur, e cila është gjetur dhe sekuestruar.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të paraqiten kallëzime përkatëse.

Accessibility Menu