Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kontroll në një objekt hotelierik në Karposh për shkak të shërbimit të të miturve me pije alkoolike

Kontroll në një objekt hotelierik në Karposh për shkak të shërbimit të të miturve me pije alkoolike
 
Sot (01.11.2026), nëpunës policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup, NJPB– NJÇK Karposh, duke vepruar në bazë të informacioneve të pranuara paraprakisht për shërbimin e personave të mitur me pije alkoolike në një objekt hotelierik në zonën e Komunës së Karposhit, kanë ushtruar kontroll në objekt, me ç’rast kanë gjetur persona të mitur në gjendje të dukshme të dehur.

Në Stacionin Policor Karposh janë privuar nga liria tetë persona. Gjatë testimit me alkooltest, te të tetë personat është konstatuar prania e alkoolit në organizëm.
Një person, i cili ishte i pranishëm në objektin hotelierik, është dërguar në Klinikën e Toksikologjisë pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“, për ofrimin e ndihmës mjekësore.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse në bazë të nenit 204 të Kodit Penal – „Shërbimi i personave të mitur me pije alkoolike “.

Accessibility Menu