Më 01.11.2026, në orën 00:40, në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria S.J. (48) nga Gostivari, pasi gjatë kontrollit tek ai u gjet dhe u sekuestrua substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë.
Më vonë, me urdhër gjykate, u realizua bastisje në shtëpinë e tij dhe në ambientet ndihmëse, me ç’rast u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe një peshore digjitale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.