Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janev: Hetimet financiare janë kyçe në luftën kundër krimit të organizuar

Janev: Hetimet financiare janë kyçe në luftën kundër krimit të organizuar
Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, sot (03.11.2026), në Shkup, mbajti fjalim në hapjen e trajnimit të specializuar „Hetimet financiare transnacionale“, i organizuar me mbështetjen e ICITAP-it pranë Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së.
Në trajnim marrin pjesë përfaqësues të institucioneve kompetente dhe agjencive për zbatimin e ligjit, përfshirë edhe Prokurorinë Publike, me qëllim avancimin e njohurive, koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në hetimet financiare.
Në fjalimin e tij, Janev theksoi rëndësinë e hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurisë së përfituar në mënyrë të kundërligjshme si prioritete kyçe në luftën kundër krimit të organizuar, duke theksuar se goditja e vërtetë ndaj strukturave kriminale është konfiskimi i fuqisë së tyre financiare dhe ndërprerja e rrjedhave të paligjshme të parave.
Trajnimi, i udhëhequr nga ekspertë amerikanë, synon avancimin e kapaciteteve për zbulimin e pastrimit të parave, ndjekjen e rrjedhave financiare ndërkufitare, përcaktimin e prejardhjes së pasurisë dhe identifikimin e pronarëve të vërtetë, me qëllim përfundimtar konfiskimin e saj.
Janev theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimit të informacioneve dhe veprimit të përbashkët institucional, duke shprehur mirënjohje ndaj Ambasadës së SHBA-së dhe ICITAP-it për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm.

Accessibility Menu