Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë privuar nga liria 16 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve, 14 kanë vozitur pa patentë shoferi, nga të cilët dy të mitur, ndërsa dy persona nën ndikimin e alkoolit

Janë privuar nga liria 16 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve, 14 kanë vozitur pa patentë shoferi, nga të cilët dy të mitur, ndërsa dy persona nën ndikimin e alkoolit
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë privuan nga liria 16 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve. Prej tyre, 14 persona drejtonin automjet pa patentë shoferi, nga të cilët dy ishin të mitur, ndërsa dy persona nën ndikimin e alkoolit. Katër persona në Gostivar (njëri prej tyre i mitur) drejtonin automjet pa patentë shoferi, tre persona në Shtip (njëri prej tyre ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit), dy persona në Tetovë (njëri i mitur), dy persona në Shkup dhe nga një person në Koçan, në Prilep dhe në Dibër kanë vozitur pa patentë shoferi. Ndërsa, nga një person në Vinicë dhe në Gostivar drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.
 
U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjetin pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse kanë masë ndalimi për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që të gjithë bashkërisht të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt

Accessibility Menu