Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë privuan nga liria 20 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve.
Prej tyre, 16 persona drejtonin automjet pa patentë shoferi, prej tyre njëri i mitur, kurse katër persona drejtonin nën ndikimin e alkoolit. Në Shkup, pesë persona drejtonin automjet pa patentë shoferi (njëri prej tyre ishte edhe nën ndikimin e alkoolit), tre persona në Koçan (njëri i mitur), dy persona në Gostivar dhe nga një person në komunat Krivogashtan, Gradsko, Kërçovë, Tetovë, Shtip dhe Prilep kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, ndërkaq, nga një person në Prilep, Vinicë, Kumanovë dhe Makedonski Brod kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.
U bëjmë thirrje gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të kontribuojmë së bashku për një komunikacion më të sigurt.