Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Është gjetur 19-vjeçari që dje shtypi një vajzë 3-vjeçare në Vizbeg dhe iku

Është gjetur 19-vjeçari që dje shtypi një vajzë 3-vjeçare në Vizbeg dhe iku

Lidhur me aksidentin rrugor që ndodhi me datë 19.06.2026, rreth orës 19:00, në fshatin Vizbeg, në Shkup, në të cilin një automjet udhëtarësh ka goditur një biçikletë fëmijësh të drejtuar nga një vajzë trevjeçare nga Shkupi, e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, pas çka shoferi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, SPB Shkup ndërmori masa për zbardhjen e rastit.

 

Sot (20.06.2026), nëpunës policorë nga Njësia e Hetimit të Aksidenteve Rrugore e gjetën automjetin dhe e identifikuan shoferin. Bëhet fjalë për automjet udhëtarësh “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Xh.B. (19) nga fshati Dobrinë i Shkupit. Është kryer kontrolli dhe fotografimi i automjetit, ndërsa me shoferin është zhvilluar bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Accessibility Menu