Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Shtatë persona të privuar nga liria në Shkup dhe rrethinë të Gostivarit për shkak se u ishte gjetur drogë

Shtatë persona të privuar nga liria në Shkup dhe rrethinë të Gostivarit për shkak se u ishte gjetur drogë
Gjatë 24 orëve të fundit, nëpunës policorë në disa lokacione në vend kanë privuar nga liria shtatë persona, te të cilët është gjetur drogë.
 
Më 20.06.2026, në orën 10:30, në zonën e Bit Pazarit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria F.S. (21) nga Shkupi, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
 
Më 20.06.2026, në orën 12:20, në zonën e Karposhit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.R. (23) nga Shkupi, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore.
 
Më 20.06.2026, në orën 19:40, në zonën e Gazi Babës në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.R. (29) nga Shkupi, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
 
Më 21.06.2026, në orën 03:00, në zonën e Qendrës së Shkupit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.Ç. (22) nga Shkupi, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar një substancë e ngurtë e bardhë.
 
Më 20.06.2025, në orën 23:50, në zonën e Bit Pazarit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria H.A. (25) nga Shkupi, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
 
Më 21.06.2025, në orën 00:45, në zonën e Bit Pazarit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria E.O. (22) nga Shkupi, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
 
Më 20.06.2026, në orën 17:30, në fsh. Pallçisht (rrethina e Gostivarit), nëpunës policorë nga Njësia Policore Kamjan e privuan nga liria L.S. (21) nga fsh. Pallçisht i Poshtëm. Pasi i ka vërejtur nëpunësit policorë, ka hedhur një paketim me marihuanë, i cili është gjetur dhe sekuestruar.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse

Accessibility Menu