Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria dy persona në Shkup – në automjet janë gjetur rreth 90 dërgesa mallrash pa dokumentacion përkatës, shoferi ka drejtuar pa patentë shoferi

Privohen nga liria dy persona në Shkup – në automjet janë gjetur rreth 90 dërgesa mallrash pa dokumentacion përkatës, shoferi ka drejtuar pa patentë shoferi
Me datë 22.06.2026, rreth orës 22:50, në rr. “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Masa Kompensuese pranë DÇKM, në bashkëveprim me nëpunës policorë nga Njësia Policore Mirkovc, ushtruan kontroll në automjetin e udhëtarëve “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.I. (19) nga Shkupi.
 
Gjatë kontrollit ishte konstatuar se në automjet transportohej një sasi e madhe mallrash të ndryshme pa dokumentacion përkatës, përkatësisht rreth 90 dërgesa me produkte të ndryshme, të paketuara në qese të zeza. Po ashtu, ishte konstatuar se shoferi nuk posedonte patentë shoferi të vlefshme të kategorisë B.
 
Si pronar i automjetit është gjetur E.Sh. (20) nga Shkupi, pas çka dy personat janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në stacion policor për procedim të mëtejmë.
Për mosposedim të patentë shoferit të vlefshëm, ndaj M.I. do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a, paragrafi 2 të Kodit Penal.

Accessibility Menu