Gjatë 24 orëve të fundit (03/04.04.2026), në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 15 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, 10 persona kanë drejtuar pa patentë shoferi në Shkup, në rrugën rajonale Shkup – Tetovë, te nyja për në fshatin Grupçin, në Gostivar, Koçan dhe Kërçovë.
Katër shoferë kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit në Shkup, Kavadar dhe Makedonska Kamenicë, ndërsa një shofer në Kërçovë ka drejtuar automjet edhe pse kishte ndalim për drejtim të automjeteve të kategorisë B.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave do të paraqiten kallëzime përkatëse penale.
U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse kanë ndalim për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.