Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria 11 persona pasi gjatë kontrollit të tyre është gjetur drogë, gjatë bastisjes në Burgun e Idrizovës, një të dënuari i janë gjetur tableta.

Privohen nga liria 11 persona pasi gjatë kontrollit të tyre është gjetur drogë, gjatë bastisjes në Burgun e Idrizovës, një të dënuari i janë gjetur tableta.
 
Më 05/06.07.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, punonjësit e policisë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria M.T. (37), Z.T. (25), I.D. (31), B.J. (20), M.G. (20) nga Shkupi, Sh.B. (33) nga f. Inxhikovë, Shkup dhe E.N. (25) nga f. Kondovë, Shkup, pasi gjatë kontrollit te ta është gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore, substancë e ngurtë e bardhë dhe marihuanë.

Më 06.07.2026 në orën 02:40, në rrugën “101” në Gostivar, pranë një pompe benzine, punonjësit e policisë e kanë privuar nga liria L.Q. (18) nga Gostivari, te i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

Më 05.07.2026 në ora 14:15 në SPB Shkup, nga Institucioni ndëshkues-përmirësues Burgu Idrizovë është raportar se rreth orës 12:15 në institucion, gjatë vizitës së të dënuarit S.M. (32) nga Shtipi, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar tableta.

Më 05.07.2026 në orën 17:25, në rrugën “Tepsija” në Manastir, punonjësit e policisë nga SPB Manastir e kanë privuar nga liria B.B. (20) nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë.
Më 05.07.2026 në vendin e quajtur Liqeni artificial në Prilep, punonjësit e policisë nga NJPB Prilep i kanë privuar nga liria Sh.O. (41) nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Prilep, dhe F.I. (27) nga Prilepi. Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa të Prilepit, në të cilin ndodheshin të dy personat, është gjetur substancë pluhurore.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Accessibility Menu