Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Niveli më i ulët i kriminalitetit në 20 vitet e fundit. Lufta kundër krimit matet me rezultate

Niveli më i ulët i kriminalitetit në 20 vitet e fundit. Lufta kundër krimit matet me rezultate
 
Gjatë dy viteve të fundit kemi dëshmuar se me punë profesionale, të vendosur dhe joselektive mund të arrihen rezultate konkrete.
Sot, niveli i kriminalitetit në vend është më i ulëti në 20 vitet e fundit, ndërsa kriminaliteti i përgjithshëm është ulur me 30%. Në të njëjtën kohë, kemi rritur efikasitetin në zbulimin e veprave penale dhe autorëve të tyre në 69%.

Në luftën kundër krimit të organizuar kemi goditur mbi 30 grupe kriminale të organizuara, ndërsa numri i grupeve të zbuluara lidhur me korrupsionin është rritur me 50%.

Në luftën kundër trafikimit të drogës kemi zbuluar mbi 1.600 vepra penale, kemi kallëzuar rreth 1.900 autorë, kemi sekuestruar 6,2 tonë drogë narkotike, kemi parandaluar nëntë transporte ndërkombëtare të marihuanës dhe kokainës, ndërsa sekuestrimet e kokainës janë rritur me më shumë se 300%.

Paralelisht me këtë, kriminaliteti pasuror është ulur me më shumë se 30%, ndërsa grabitjet dhe vjedhjet me dhunë janë ulur me mbi 40%, gjë që nënkupton më shumë siguri për çdo familje dhe çdo komunitet lokal.
Këto nuk janë vetëm tregues statistikorë. Pas çdo shifre qëndron një vepër penale e parandaluar, një rrjet kriminal i shkatërruar, një jetë e shpëtuar, një pronë e mbrojtur dhe më shumë siguri për qytetarët.

I falënderoj të gjithë zyrtarët policorë për përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e tyre. Do të vazhdojmë edhe më me vendosmëri, sepse një shtet i fortë ndërtohet me institucione të forta, ndërsa siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë më i lartë

Accessibility Menu