Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Nga kaosi dhe pritjet e gjata, drejt një sistemi të qëndrueshëm dhe efikas për dokumentet personale

Nga kaosi dhe pritjet e gjata, drejt një sistemi të qëndrueshëm dhe efikas për dokumentet personale
 
Për dy vite kemi vendosur sistem të rregullt të caktimit të termineve dhe lëshim në kohë të pasaportave, letërnjoftimeve dhe lejeve të vozitjes.

Njëkohësisht kemi investuar në kushte më të mira për qytetarët – kemi rinovuar Departamentin për Çështje Administrative në ndërtesën e RTM-së në Shkup dhe kemi hapur zyra të reja të shërbimeve administrative në mbarë vendin, duke ua bërë të afërt shërbimet rreth 200.000 qytetarëve.

Kemi vazhduar edhe me digjitalizimin. Sot, përmes Portalit Nacional për shërbime elektronike uslugi.gov.mk, qytetarët mund të marrin në mënyrë elektronike më shumë vërtetime dhe certifikata, pa pritje të panevojshme në sportele.

Qëllimi ynë është që institucionet të funksionojnë më shpejt, me më efikasitet dhe në shërbim të qytetarëve. Vazhdojmë me modernizimin dhe digjitalizimin, sepse shërbimi cilësor është treguesi më i mirë i një institucioni funksional.

Accessibility Menu