Rrugor pranë Sektorit për Çështjet e Komunikacionit dhe NP për SRRE për sanksionimin e drejtuesve të motoçikletave, katërçikletave dhe trotinetëve elektrikë, të cilët nuk i respektojnë rregullat, gjashtë persona u privuan nga liria për „drejtim të pakujdesshëm“
Më 05.07.2026, në periudhën nga ora 17:00 deri në orën 23:00, Njësiti Mobil për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë Sektorit për Çështjet e Komunikacionit dhe Njësia e Sigurimit Rrugor dhe Eskortës zhvilluan një aksion kontrollues në territorin e qytetit të Strumicës, me qëllim sanksionimin e drejtuesve të mopedëve, motoçikletave, katërçikletave dhe trotinetëve elektrikë, të cilët nuk i respektojnë rregullat dhe rregullorett e komunikacionit.
Gjatë kontrollit u shqiptuan gjithsej 70 masa për kryerjen e kundërvajtjeve rrugore dhe veprave penale. Prej tyre, një masë për vozitës të trotinetit elektrik, pesë masa për motoçikleta me leje të skaduar qarkullimi, 31 masa ndaj vozitësve të cilët drejtonin motoçikletë pa helmetë mbrojtëse, tre masa për drejtim të automjetit pa kategorinë përkatëse, tre masa për mosvendosje të targës së regjistrimit etj. Janë zbuluar gjashtë vepra penale, nga të cilët njëri i mitur, ndërsa të njëjtit janë privuar nga liria për kryerjen e veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“. Është sekuestruar edhe një motoçikletë për shkak të skadimit të lejes së qarkullimit për më shumë se gjashtë muaj, në përputhje me nenin 344 të Ligjit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor. Për të gjithë kryerësit janë përgatitur parashtresat përkatëse.
Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë me përpikëri rregullat dhe rregulloret e komunikacionit. Vetëm me sjellje të përgjegjshme mund të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.