Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë privuar nga liria 10 shoferë, ndërsa me dy është zhvilluar bisedë zyrtare për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”; njëri drejtonte nën ndikimin e alkoolit, dy me ndalim aktiv, ndërsa të tjerët pa patentë shoferi

Janë privuar nga liria 10 shoferë, ndërsa me dy është zhvilluar bisedë zyrtare për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”; njëri drejtonte nën ndikimin e alkoolit, dy me ndalim aktiv, ndërsa të tjerët pa patentë shoferi
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 10 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, shtatë kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: V.M. (19), Gj.J. (22), S.U. (36) dhe K.P.T. (45), të gjithë nga Velesi; një 17-vjeçar nga fsh. Moranë, rrethina e Shkupit; një 16-vjeçar nga Shkupi dhe një 15-vjeçar nga fsh. Prisojnicë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, i cili kishte shkaktuar edhe aksident rrugor. Gjithashtu, me dy të mitur nga Velesi, në prani të prindit, është zhvilluar bisedë zyrtare, pasi kishin drejtuar mopedë pa patentë shoferi.
 
Dy persona kanë drejtuar automjet me ndalim aktiv për drejtimin e automjeteve motorike, përkatësisht P.R. (61) nga fsh. Jakimovë, rrethina e Vinicës dhe D.A. (33) nga Shkupi. Ndërkaq, nën ndikimin e alkoolit ka vozitur P.L. (70) nga Kavadari. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzimet penale përkatëse.
 
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, ose nëse kanë masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një trafik më të sigurt.

Accessibility Menu