Më 21.09.2026, në orën 18:55, nëpunës policorë të Njësisë për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup e privuan nga liria I.A. (38) nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe konfiskuar 25 qese polietileni dhe paketime të tjera të ndryshme me marihuanë.
Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës,