Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria 19 shoferë për „drejtim të pakujdesshëm të automjetit“, prej tyre 10 kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit, tetë pa e dhënë provimin e vozitjes

Privohen nga liria 19 shoferë për „drejtim të pakujdesshëm të automjetit“, prej tyre 10 kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit, tetë pa e dhënë provimin e vozitjes
 
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 19 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“ sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
 
Prej tyre, për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, nga liria janë privuar M.R. (24) nga rrethina e Shkupit, N.K. (23) nga rrethina e Demir Hisarit, H.T. (20) nga Manastiri, F.A. (24) nga Kumanova, S.I. (33) nga rrethina e Kumanovës, Z.L. (49) nga Sveti Nikolla, G.S. (45) nga Dellçeva, G.Ç. (48) nga Kavadari, 26- vjeçarja K.R. nga Kavadari dhe 34-vjeçarja Z.B.P. nga Velesi.
 
Tetë persona kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: S.V. (47) dhe M.J. (23), të dy nga Shkupi, B.I. (20) nga fshati Draçevishtë, rrethina e Shkupit, R.T. (18) nga Gjevgjelia, Z.H. (59) nga fshati Lokveni, rrethina e Prilepit, A.R. (34) nga fshati Reçicë e Sipërme, Tetovë, si dhe dy 16-vjeçarë nga rrethina e Gostivarit. Ndërkaq, për shkak të drejtimit të automjetit me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit, nga liria është privuar I.B. (39) nga Shkupi.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.
 
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për komunikacion më të sigurt.

Accessibility Menu