Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një grua nga një rrethinë e Resnjës, drejtonte automjetin me shpejtësi prej 142 km/h në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km/h

Privohet nga liria një grua nga një rrethinë e Resnjës, drejtonte automjetin me shpejtësi prej 142 km/h në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km/h
Më 19.10.2026, në orën 14:30, në një rrugë rajonale pranë fshatit Rajcë, rrethina e Resnjës, nëpunës policorë të NJPB Resnjë e kanë privuar nga liria E.N. (24) nga fsh. Podmoçan, rrethina e Resnjës. Gjatë kontrollit rrugor me radar, nëpunësit policorë kanë konstatuar se ajo drejtonte një automjet udhëtarësh „Audi” me targa të Resnjës, me shpejtësi prej 142 kilometrash në orë në vend ku me shenjë rrugore shpejtësia e lëvizjes është e kufizuar në 50 kilometra në orë.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Resnjë, me udhëzimet e të cilit automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të paraqitet kallëzim penal në bazë të nenit 297-a, për veprën penale „Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

Accessibility Menu