Më 20.10.2026, në orën 17:30, në fsh. Balldovc i Vjetër në rrethinë të Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria B.A. (25) nga fshati i njëjtë. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur një kavanoz i mbushur me marihuanë dhe një qese me degë të bimës së kanabisit.
Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit do të paraqitet kallëzim përkatës.