Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aksion i kontrollit për vozitje nën ndikimin e alkoolit – te 61 shoferë është konstatuar prania e alkoolit, 14 kanë kryer vepër penale

Aksion i kontrollit për vozitje nën ndikimin e alkoolit – te 61 shoferë është konstatuar prania e alkoolit, 14 kanë kryer vepër penale
Gjatë natës së 17/18.10.2026, në periudhën nga ora 21:00 deri në orën 03:00, Sektori për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi kontroll të intensifikuar në territorin e të gjithë shtetit, me qëllim zbulimin dhe sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit.
Gjatë kontrollit të realizuar, iu nënshtruan testit të alkoolit 772 shoferë, me ç’rast te 61 shoferë u konstatua prania e alkoolit në organizëm. Prej tyre, 14 shoferë kanë kryer veprën penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, pasi te ta është konstatuar prania e alkoolit mbi 1,50 ‰.
Në kuadër të kontrollit, 58 shoferëve u janë marrë lejet e drejtimit, ndërsa në përputhje me nenin 300-b të Kodit Penal, janë sekuestruar edhe dy automjete motorike.
Si plotësim, janë konstatuar edhe 125 kundërvajtje të llojeve të tjera.
Ndaj të gjithë shoferëve te të cilët janë konstatuar kundërvajtje dhe vepra penale janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me rregulloret ligjore.
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të zhvillojë aksione kontrolluese dhe u bën apel shoferëve që të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit. Drejtimi i automjeteve nën ndikimin e alkoolit rrezikon seriozisht sigurinë në trafik dhe mund të sjellë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Accessibility Menu