Më 21.01.2026, në orën 20:00, në Shkup, në zonën e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga Njësiti për Krime të Dhunshme - Departamenti për Krime të Dhunshme në SPB Shkup e privuan nga liria T.S. (57) nga f. Idrizovë, rrethina e Shkupit. Sipas denoncimit, ai më parë i është kërcënuar një 26-vjeçari nga një rrethinë e Shkupit, ish-partnerit të bijës së tij, duke kërkuar që t'i kthente një shumë parash që gjoja ia kishte dhënë për qira, për riparime të automobilit dhe për shpenzime të tjera ndërsa që të tre jetonin së bashku në një banesë me qira në lagjen e Karposhit.
Në të vërtetë, pas denoncimit të ngjarjes dhe pas njoftimit të prokurorit publik kompetent, është marrë procesverbali për pranimin e denoncimit për veprën penale "zhvatje" sipas nenit 258 të Kodit Penal dhe dje (21.01.) në një objekt hotelierik në Shkup T.S. u privua nga liria pasi paraprakisht ka pranuar 200 euro nga denoncuesi që janë përpunuar në aspektin krimo-teknik.