Sot, më 21.01.2026, në Shkup, u mbajt një debat publik në temën Ligji për Drejtuesit e Lartë të Organeve të Administratës Shtetërore dhe Fondeve, në të cilin mori pjesë Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Sasho Petrushevski.
Qëllimi i këtij eventi është hapja e diskutimit profesional dhe gjithëpërfshirës mbi zgjidhjet e propozuara ligjore dhe përmirësimin e tyre përmes kontributit të përbashkët të të gjithë palëve të interesuara, përmes një debati të frytshëm të përfaqësuesve të institucioneve, komunitetit akademik, sektorit civil dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Eventin e hapi nga ministri i Administratës Publike Goran Minçev, ndërsa në vazhdim mbajti fjalim edhe Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev.
Pas prezantimit të ligjit në fjalë nga koordinatori i grupit të punës i cili hartoi ligjin, u hap një debat mbi zgjidhjet e propozuara, i cili rezultoi me konkluzione dhe rekomandime për përmirësimin e zgjidhjeve normative.
Qëllimi i zgjidhjes ligjore është të përcaktojë konceptin e drejtuesve të lartë në organet dhe fondet e administratës shtetërore dhe të bëjë një ndarje të qartë ndërmejt funksioneve politike dhe profesionale në administratën publike. Kjo reformë do të krijojë një sistem të qëndrueshëm, profesional dhe të orientuar në meritë për menaxhimin e burimeve njerëzore në nivelin më të lartë, i cili do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në sektorin publik.