Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Toshkovski: Numri i viktimave në aksidentet rrugore ka rënë në mënyrë drastike që kur filloi periudha testuese e "Qytetit të Sigurt" në Shkup

Toshkovski: Numri i viktimave në aksidentet rrugore ka rënë në mënyrë drastike që kur filloi periudha testuese e "Qytetit të Sigurt" në Shkup
Krenohem me qytetarët sepse kemi një rënie drastike të numrit të viktimave në aksidente rrugore në Shkup që kur filloi periudha testuese e "Qytetit të Sigurt", tha ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në paraqitjen e sontme në lajmet e televizionit Sitel.
"Dua t'i falënderoj qytetarët sepse vërtetuan se pa dënime arritën të ulin numrin e rasteve të vdekjeve nga 11 në dy në periudhën kohore dhjetor-janar, krahasuar me periudhën dhjetor 2024-janar 2025. Numri i qytetarëve të lënduar në territorin e SPB Shkup për këto 50 ditë që funksionon "Qyteti i Sigurt" është ulur me 35 përqind", theksoi ministri Toshkovski.
Ai theksoi se qëllimi i projektit "Qyteti i Sigurt" është të rrisë kulturën e sigurisë së qytetarëve, ndërkaq si pasojë e kësaj, të ketë sa më pak (që është e mundshme) kundërvajtje rrugore, sa më pak (që është e mundshme) të lënduar dhe ç'është më e rëndësishme, sa më pak (që është e mundshme) viktima njerëzore.
“Filluam me 100,000 kundërvajtje në ditë, por tani ato janë dukshëm më pak. Megjithatë, ende bëhet fjalë për një numër të madh”, tha Toshkovski.
Ai shpjegoi se “Qyteti i Sigurt” do të sanksionojë katër kundërvajtje.
“Sistemi “Qytet i Sigurt” do të konstatojë kalimin në sinjalin e kuq, vozitjen me shpejtësi mbi të lejuarën, parkimin e parregullt dhe automjetet e paregjistruara. Është shumë e rëndësishme të dimë se ne këtë përfitim të kamerave inteligjente e kemi që 15 vjet.
Ministria e Punëve të Brendshme i ka përdorur ato për më shumë se 15 vjet në kuadër të aktiviteteve të saj operative dhe kriminalistike në drejtim të zbulimit të krimeve të kryera. Sigurisht, kamerat do të përdoren edhe për vepra penale konkrete të cilat nevojitet të zbulohen”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, duke shtuar se urdhërpagesa do të mund të rregullohet në mënyrë elektronike, tradicionale në bankë ose në cilindo stacion policor, si dhe në të gjitha aplikacionet elektronike të bankave.
“Do të ketë edhe një aplikacion të posaçëm i cili do të përgatitet nga MPB dhe do të mundësohet që të përdoret nga qytetarët, ku me mbrojtje dhe autentifikim të veçantë të përdoruesit do të sigurohemi se bëhet fjalë për atë person që përdor aplikacionin, do të marrë informacionin e duhur në adresën e email-it dhe në numrin e telefonit që e ka lënë personi dhe do të mund të paraqitet në aplikacionin konkret.” Me atë aplikim, do të jetë e mundur të kryhen pagesa, të inspektohen të gjitha sanksionet që janë shqiptuar etj.”, tha ministri Toshkovski.

Accessibility Menu