Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria shoferi nga rrethina e Tetovës, drejtoi automjetin në kahun e kundërt dhe nën ndikimin e alkoolit

Privohet nga liria shoferi nga rrethina e Tetovës, drejtoi automjetin në kahun e kundërt dhe nën ndikimin e alkoolit

Më 23.01.2026, në orën 00:15, në rr. "Bllagoja Toska" në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria D.M. (47) nga f. Kamjan, rrethina e Tetovës. Nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh "Hjundai" me targa regjistrimi të Tetovës, të cilin e drejtonte D.M. në kahun e kundërt të korsisë rrugore dhe pas masave të marra, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.57 promilë alkool në gjak. Pas kësaj, ai menjëherë u mënjanua nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj D.M. do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "Drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".

Accessibility Menu