Më 23.01.2026, rreth orës 14:00, në bulevardin “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup, nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup, është ndaluar një automjet pasagjerësh “Passat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.B. (31) nga Kumanova.
Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazhin e tij janë gjetur dhe sekuestruar më shumë se pesë kilogramë marihuanë.
D.B. është privuar nga liria dhe kundër tij do të paraqitet kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar sipas nenit 215 të Kodit Penal.