Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria pesë persona sepse kanë ngarë nën ndikimin e alkoolit, një person ka shkaktuar edhe aksident rrugor

Privohen nga liria pesë persona sepse kanë ngarë nën ndikimin e alkoolit, një person ka shkaktuar edhe aksident rrugor
 
Më 24.01.2026, në orën 20:38, në SPB Veles është raportuar se rreth orës 20:30, në rrugën “Partizanska” në  Negotinës, një automjet pasagjerësh “Mazda” me targa të Negotinës, i drejtuar nga J.S. (38) nga Negotina, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një objekt, me ç'rast është larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas, në rrugën “4 Korriku” në Negotinës, automjeti dhe J.S. janë gjetur dhe pas kontrolleve është konstatuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 3,15 promilë alkool në gjak, pas çka J.S. është privuar nga liria.
Më 25.01.2026, në orën 01:22, në rrugën “Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase” në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria D.K. (39) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një automjet “Lada Niva” me targa të Kumanovës, të cilin e drejtonte D.K., dhe pas masave të marra është konstatuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1,62 promilë alkool në gjak.
Më 24.01.2026, në orën 21:55, nëpunës policorë nga SPB Shtip e kanë privuar nga liria Z.N. (62) nga Shtipi. Gjatë kontrollit në trafik, është ndaluar një automjet “Jugo” me targa të Shtipit, të cilin e drejtonte Z.N., dhe është konstatuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 2,74 promilë alkool në gjak.
Më 24.01.2026, në orën 22:35, në bulevardin “Gjevgjelia” në Gjevgjeli, nëpunës policorë nga NJPB Gjevgjeli e kanë privuar nga liria O.P. (46) nga fshati Selemli, komuna e Bogdancit. Gjatë kontrollit në trafik, është ndaluar një automjet “Folksvagen” me targa të Gjevgjelisë, të cilin e drejtonte O.P., dhe është konstatuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kieshte 1,54 promilë alkool në gjak.
Më 25.01.2026, në orën 01:43, në rrugën rajonale 1109, diga “Palurci”, nëpunës policorë nga NJPB Gjevgjeli e kanë privuar nga liria D.T.M. (46) nga Gjevgjelia. Gjatë kontrollit në trafik, është ndaluar një automjet “Mercedes” me targa të Gjevgjelisë, të cilin e drejtonte D.T.M., dhe është konstatuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1,52 promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, do të parashtrohen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.

Accessibility Menu